Zgjedhjet në SHBA -Me cilat kombinime fiton Biden e me cilat Trump?

  • E.K /
  • 06 November 2020 - 19:03
 Zgjedhjet në SHBA -Me cilat kombinime fiton Biden e me cilat Trump?

Edhe pse data sot shënon 6 nëntor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e dinë ende se kush do të jetë presidenti i saj i ardhshëm, Joe Biden apo Donald Trump?

Kandidati demokrat për president të SHBA’së, Joe Biden mund të fitojë me 27 kombinime të ndryshme të shteteve: nga më të thjeshtat (fitorja vetëm në Pensilvani, e cila vlen 20 vota elektorale) te ato më të “kufizuarat” (me një humbje në Pensilvani, Georgia, Karolinë të Veriut dhe fitore në Arizona dhe Nevada.

Ndërsa presidenti aktual Donald Trump ka vetëm 4 kombinime ende të hapura për të qëndruar edhe 4 vite të tjera në Shtëpinë e Bardhë.

“New York Times”, e cila ka bërë edhe llogaritë, vëren se ekziston mundësia e një barazimi: kjo ndodh nëse Trump fiton në Pensilvani,  Karolinën e Veriut, Arizona dhe Nevada dhe Biden në Xhorxhia dhe të dy do të kishin 269 vota elektorale.

Rezultatet në Nevada

Biden është përpara me rreth 11,000 vota; 89% të votave u numëruan.

Rreth 190,000 fletëvotime ende nuk janë numëruar: 90 për qind e atyre fletëve të votimit vijnë nga Qarku Clark, ku Biden ka avantazh (dhe, sipas parashikimeve, kjo do të thotë që përparësia totale e kandidatit Demokrat duhet të rritet tani). Të gjitha votat e hedhura personalisht në ditën e zgjedhjeve janë numëruar tashmë por kanë mbetur vetëm votat me postë.  Vota elektorale për tu fituar: 6

Rezultatet në Arizona

Këtu është Biden, me rreth 46,000 vota; 90 për qind e fletëve të votimit janë numëruar në këtë moment. Megjithatë, të paktën 200,000 fletëvotime, të mbërritura me postë, nga qarku Maricopa mbeten për t’u numëruar. Rezultatet priten të përfundojnë rreth orës 5 dhe duhet të jenë në favor të Trump. Edhe nëse ato fletëvotime do të ishin në shumicë në favor të presidentit, është e pamundur që avantazhi i kandidatit demokrat të zhduket.

Rezultatet pritet të dalin jo para pasdites. Votat elektorale për tu fituar : 11

Rezultatet në Pensilvani

Këtu, është Trump, me rreth 22 mijë vota. Sidoqoftë, fletët e votimit që mungojnë duhet të jenë në favor të demokratëve: dhe ato janë “qindra mijëra”, sipas autoriteteve shtetërore. Sipas Neë York Times , për të qenë të saktë, rreth 175 mijë vota kanë mbetur për t’u numëruar, mbi 58 mijë prej të cilave në Filadelfia: dhe në qarqet kryesore si Filadelfia, specifikon gazeta amerikane, operacionet e numërimit do të vazhdojnë tërë natën. Në rastin më të mirë rezultatet dalin pasdite. Votat elektorale për tu fituar : 20

Rezultatet në Karolinën e Veriut dhe Alaska

Ka dy shtete të tjera ku numërimi i votave nuk ka përfunduar ende: dhe ato janë Karolina e Veriut dhe Alaska. Sidoqoftë, nuk duhet të ketë surpriza: Trump duhet të fitojë në të dyja shtetet. Në Karolinën e Veriut, presidenti është përpara me 77,000 vota dhe Biden do të duhej të merrte dy të tretat e votave të mbetura për të arritur.

Rinumërim në Georgia

Sekretari i shtetit të Georgias, Brad Raffensperger ka thënë se do të ketë rinumërim të votave për shkak të garës së ngushtë mes Biden dhe Trump.

Georgia shtet në të cilin presidenti aktual Donald Trump ishte duke prirë rezultati është përmbysur sot nga Joe Biden dhe tani dallimi është 1 mijë vota në favor të këtij të fundit.

Biden ka përmbysur rezultatin edhe në Pensilvani ku ishte duke humbur nga Trump për më shumë se gjysmë milioni vota.

(Kosova Sot Online)