Biden afër fitores: Prin me mbi 13 mijë vota në Pensilvani

  • E.K /
  • 06 November 2020 - 20:28
 Biden afër fitores: Prin me mbi 13 mijë vota në Pensilvani

Presidenti Donald Trump të enjten vuri në pikëpyetje të gjithë zgjedhjet presidenciale, duke pretenduar se ishin manipuluar kundër tij nga fillimi në fund nga një komplot i gjerë, gjatë një deklaratë të jashtëzakonshme të Shtëpinë e Bardhë të cilën të paktën shtatë rrjete televizive e ndërprenë.

Tashmë 48 orë pas mbylljes së votimeve, Shtetet e Bashkuara ende nuk e dinë emrin e presidentit të tyre të ardhshëm.

Rezultatet e momentit, kandidatin demokrat Joe Biden e nxjerrin përpara presidentit aktual, Donald Trump: sipas vlerësimit të Associated Press Biden ka shënuar 264 vota elektorale, kundër 214 nga Trump. Biden ka kaluar më shumë në avantazh pasi ka marrë kryesimin në Georgia.

Joe Biden ka thelluar më shumë kryesimin e tij në Pensilvani duke e çuar diferencën në më shumë se 13 mijë vota.

Joe Biden aktualisht ka 49.5% të votave, 3.310.266 ndërsa Donald Trump 49.4% dhe 3.296.892. Deri më tani, janë numëruar 96% e votave në këtë shtet.

(Kosova Sot Online)