Zgjedhjet në Amerikë, pse Pensilvania është beteja personale e Joe Biden?

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 09:41
Zgjedhjet në Amerikë, pse Pensilvania është beteja personale e Joe Biden?

Për Joe Biden, Pensilvania është një betejë personale. Vendlindja e tij, Scranton luan një rol qëndror në identitetin e tij si “Scranton Joe”.

Ekspertët e fushatës së Biden presin që kandidati demokrat ta fitojë Pensilvaninë me një diferencë të “konsiderueshme” kur të gjitha votat të numërohen.

Nëse kjo realizohet, do të ishte shpërblimi më i mirë për shumë udhëtime të Biden në Keystone gjatë fushatës së tij, të cilën ai e nisi dhe e mbylli në Pensilvani.

Po ashtu, Biden kaloi pothuajse të gjithë të dielën, të hënën dhe ditën e zgjedhjeve në Pensilvani.

Pikërisht, në Ditën e Zgjedhjeve, ndalesat e Biden kishin një kthesë nostalgjike, pasi ai kaloi nga shtëpia e tij e fëmijërisë në Scranton, si dhe në vendet e tjera të preferuara në qytetin e tij të lindjes.

Momentalisht, Biden ka 18 mijë vota më pak se Trump në Pensilvani, por azhornimi i ri i të dhënave nuk është bërë ende. Shteti ka 20 vota të kolegjit elektoral dhe nëse Biden fiton, ai do të fitonte presidencën.

(Kosova Sot Online)