Mbi 23 mijë raste të reja me koronavirus në Gjermani

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 10:06
Mbi 23 mijë raste të reja me koronavirus në Gjermani

Në 24 orët e fundit në Gjermani është rritur numri i të prekurve me COVID-19 për 23,399 sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch.

Tani numri i të infektuarve me COVID-19 në këtë vend shkon në 642,488.

Kurse gjithashtu është rritur edhe numri i të vdekurve.

Në 24 orët e fundit 130 persona me koronavirus kanë vdekur, duke e çuar në total numrin e të vdekurve në 11,226.

(Kosova Sot Online)