Një xhami në Gjermani merr letër kërcënuese: “Do ta zhdukim Islamin nga Gjermania”

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 11:24
Një xhami në Gjermani merr letër kërcënuese: “Do ta zhdukim Islamin nga Gjermania”

Të premten, një xhami në Hufingen të Gjermanisë ka mërrë një letër me gjuhë aspak miqësore dhe islamofobe.

Në letrën dërguar xhamisë “Aqsa” shkruhet: “Islami nuk përket as në Gjermani, as në Evropë. Ne do t’i fshijmë Islamin dhe islamizmin nga Gjermania”, bëri të ditur grupi i myslimanëve turq, DITIB.

Hakan Tasdemir, kryetar i këtij grupi në Hufingen, tha se kjo letër e ka pikëlluar dhe e ka shqetësuar shumë, shkruan Anadolu.

Ai shtoi se kjo xhami ka qenë e hapur për besimtarët që nga viti 1996 dhe se ky është incidenti i parë i kësaj natyre që ka ndodhur.

Tasdemir gjithashtu tha se i ka inforuar autoritetet për letrën e pranuar dhe se kanë filluar hetimet për këtë rast.

(Kosova Sot Online)