Xhabir Hamiti dhe Don Lush Gjergji: Së pari kemi dhenë e pastaj fenë

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 12:33
Xhabir Hamiti dhe Don Lush Gjergji: Së pari kemi dhenë e pastaj fenë

Profesori i studimeve islame Xhabir Hamiri ka postuar një fotografi me priftin katolik Don Lush Gjergji duke dhënë mesazh se shqiptarët e feve të ndryshme bashkëjetojnë në paqe.

Hamiti ka shkruar se të krishterët dhe myslimanët së pari kanë kombin e pastaj fenë.

“Të krishterë e myslimanë, ne shqiptarët kemi një vatan, një gjuhë e një dhe. Së pari kemi dhenë e pastaj fenë. Ata që na shohin ndryshe e mundohen të ndajnë, janë armiqë të Zotit e të kombit tonë”, ka shkruar ai.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka publikuar aktakuzën ndaj ish-eprorëve të UÇK’së, Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi ku mes tjerash thuhej se UÇK’ja ka vrarë shqiptarë të besimit katolik, për të cilën pati reagime dhe kritika të ashpra në Kosovë.

(Kosova Sot Online)