Edhe kryeministri i Bosnjës infektohet me koronavirus

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 12:36
Edhe kryeministri i Bosnjës infektohet me koronavirus

Kryeministri i Bosnjës, Zoran Tegeltija, ka dalë pozitiv në testin për COVID-19.

Duke e cituar deklaratën e kabinetit qeveritar, agjencia Reuters raporton se shefi i qeverisë boshnjake është vetizoluar pas lajmit për testin pozitiv.

Në deklaratë thuhet se Tegeltija është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe ka simptoma të lehta të koronavirusit.

(Kosova Sot Online)