Evropa ngulfatet nga virusi, Hungaria e Polonia shënojnë rekorde viktimash për 24 orë

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 13:12
Evropa ngulfatet nga virusi, Hungaria e Polonia shënojnë rekorde viktimash për 24 orë

Tri shtete në Evropën Qendrore dhe Lindore, Hungaria, Polonia dhe Ukraina, kanë shënuar rekorde të rasteve ditore të koronavirusit, në kohën kur kontinenti është mbërthyer nga një valë e dytë e pandemisë, që po del të jetë më e rëndë se e para në pranverë.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Hungari u regjistruan 107 viktima të koronavirusit, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë. Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 5.318 raste të reja të infektimeve, shkruan Reuters.

Në Poloni u shënuar rekord i rasteve ditore të infektimeve me 27.875 persona të konfirmuar si të prekur nga COVID-19 për një ditë, duke e çuar në mbi 500.000 shifrëne përgjithshme të rasteve.

Gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 445 viktima të koronavirusit, që është shifra më e lartë ditore deri më tani. Në Poloni, mbi 20.000 pacientë me COVID-19 ndodhen në spitale, ndërsa kapaciteti i përgjithshëm është rreth 31 mijë shtretër.

Shumë shtete evropiane kanë shënuar vazhdimisht rekorde të rasteve gjatë tetorit dhe në javën e parë të nëntorit. Të premten, rekorde shënuan edhe Franca me mbi 60.000 raste për një ditë dhe Italia me mib 37.000.

(Kosova Sot Online)