Arrestohet kryetari i Shoqatës së Gastronomëve

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 13:30
Arrestohet kryetari i Shoqatës së Gastronomëve

Pas protestës së gastronomeve para lokaleve të tyre është arrestuar kryetari i kësaj Shoqate, Petrit Kllokoqi.

 Kllokoqi është dërguar në stacionin policor.

Kllokoqi ka thënë se nuk kanë kërkuar leje për mbajtjen e protestës së sotme duke thënë se pjesëmarrësit kanë protestuar para bizneseve të tyre

Ai ka shtuar se policinë e kanë lajmëruar për protestën që pritet të mbahet të hënën.

Ndryshe, pjesëtarët e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës kanë protestuar të shtunën në shenjë pakënaqësive ndaj masave të marra nga Qeveria e Kosovës, me qëllim të frenimit të koronavirusit.

Ata kanë zhvilluar një aktivitet simbolik para lokaleve të tyre, duke krijuar zhurmë me tenxhere dhe lugë.

Të premten Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të mbyllë shumicën e bizneseve nga e premtja deri mëngjesin e të hënës, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në këtë vendim janë përfshirë edhe bizneset e gastronomisë.

Bizneset në Kosovë janë ndihmuar me 60 milionë euro në kuadër të Fondit për Rimëkëmbje Ekonomike përgjatë valës së parë të pandemisë së koronavirusit.

(Kosova Sot Online)