Çfarë po ndodh në Filadelfia dhe sa vota me postë kanë mbetur pa u numëruar

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 13:32
Çfarë po ndodh në Filadelfia dhe sa vota me postë kanë mbetur pa u numëruar

Zyrtarët e zgjedhjeve në Filadelfia ende janë duke e vazhduar numërimin e votave me postë, sipas një zyrtari lokal. Atje kanë mbetur edhe rreth 20.000 deri 25.000 vota me postë pa u numëruar.

Këto vota janë më të vështirat për t’u numëruar, shkruan televizioni CNN. Një nënshkrim në hapësirën e gabuar ose një zarf që i është skanuar barkodi në mënyrën e gabuar dhe procesi thjesht nuk mund të vazhdojë aq shpejt sa në rastet e tjera.

Punëtorët i kanë përgatitur për numërim këto vota gjatë tërë natës dhe nga ora shtatë e mëngjesit sipas kohës lokale, ata do t’i rishikojnë fletëvotimet dhe do t’i skanojnë ato.

Është vështirë të parashikohet numërimi i save prej tyre do të përfundojë të shtunën, sepse kjo varet nga sasia e fletëvotimeve të përgatitura për numërin gjatë natës. As përgjigjja për këtë nuk dihet ende.

Sa u përket votave me kusht, qyteti i Filadelfias i ka rreth 18.000 të tilla, por me to do të merret javën e ardhshme. Ka gjasë që këto vota ta vonojnë më së shumti procesin, sepse secila prej tyre duhet të vërtetohet përmes sistemit të përbashkët shtetëror të regjistrit të votuesve për t’u siguruar se askush nuk ka votuar dy herë.

Ky proces pritet të marrë më së shumti kohë dhe do të fillojë tek javën e ardhshme.

(Kosova Sot Online)