Prishtina në karantinë, këto janë rastet brenda 24 orëve

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 15:20
Prishtina në karantinë, këto janë rastet brenda 24 orëve

Në 24 orët e fundit u shënuan gjithsej 491 raste me koronavirus në Kosovë, ndërsa më së shumti u regjistruan në Prishtinë.

Kryeqyteti po vazhdon të mbetet më e prekura nga koronavirusi ditët e fundit. Në 24 orët e fundit u shënuan 215 raste vetëm në Prishtinë.

Kështu ka njoftuar IKSHPK-ja përmes një postimi në Facebook.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se nëse vazhdon trendi i rritjes së rasteve të reja në komunat të tjera, edhe ato do të mbyllen.

Në këtë vikend shtatë komuna të Kosovës janë mbyllur. Masat e reja për të ndaluar të gjitha hyrjet dhe daljet janë marrë për Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Gjilan, Gjakovë, Podujevë dhe Shtime.

(Kosova Sot Online)