Twitteri sërish ‘shpullë’ Trumpit, e përgënjeshtron se fitoi zgjedhjet

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 17:00
Twitteri sërish ‘shpullë’ Trumpit, e përgënjeshtron se fitoi zgjedhjet

Rrjeti social Twitter vazhdon t’i bllokojë ‘cicërimat’ e presidentit Donald Trump.

Trump ka shkruar para pak minutash se ka fituar zgjedhjet presidenciale bindshëm, por këtë ‘cicërimë’ të tij rrjeti social e ka përgënjeshtëruar.

“Burimet zyrtare nuk kanë shpallë përfundimin e garës kur kjo është postuar në Twitter”, thuhet në etiketimin e postimit të Trumpit.

Twitteri i ka etiketuar edhe disa postime të tjera të Donald Trump’it në këtë platformë sociale.

Që nga 3 nëntori kur u mbajtën zgjedhjet presidenciale në ShBA, Trump ka bërë thirrje për ndalim të numërimit të votave por që vazhdimisht postimet e tij janë bllokuar nga Twitteri.

(Kosova Sot Online)