
Trump nuk e pranon humbjen: Zgjedhjet janë larg përfundimit

Kandidati presidencial i Republikanëve, Donald Trump, ka shkruar një përgjigje ndaj ‘Associated Press’, duke thënë se zgjedhjet nuk kanë mbaruar ende.
“Joe Biden nuk është certifikuar si fitues i asnjë shteti, e lëre më në ndonjë prej shteteve shumë të kontestueshme në vota”, ka shkruar Trump në letrën e dërguar AP’së.
Sipas tij, që nga e hëna, Trump bashkë me kampanjën e tji do fillojë të kërkojë drejtësi nëpër gjyqet amerikane.
“Që nga e hëna, kampanja jonë do fillojë të ngrijë padi penale në gjykata, për t’u siguruar që ligjet e zgjedhjeve po zbatohen plotësisht dhe do shpallin fituesin e duhur. Populli amerikan presin zgjedhje të ndershme: kjo nënkupton numërimin e të gjitha fletëvotimeve legjitime, e jo atyre jo-legjitime. Mbetet shokuese mënyra se si kampanja e Biden refuzon të pajtohet me rregullat bazike dhe dëshiron numërimin e votave edhe kur mashtrojnë e fabrikojnë”, ka shkruar Trump tutje në letër.
Mediet bëjnë të ditur se Trump ishte duke luajtur golf kur mori vesh se kandidati demokrat, Joe Biden, u shpall presidenti i 46’të i SHBA’së.
BREAKING: Trump releases response to AP calling White House for Biden. "The simple fact is this election is far from over. Joe Biden has not been certified as the winner of any states, let alone any of the highly contested states headed for mandatory recounts." pic.twitter.com/IyCJnO6NRF
— Carrie Sheffield (@carriesheffield) November 7, 2020
(Kosova Sot Online)