Albin Kurti ia uron fitoren presidentit Joe Biden, e quan mik dhe aleat të Kosovës

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 19:41
Albin Kurti ia uron fitoren presidentit Joe Biden, e quan mik dhe aleat të Kosovës

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka uruar presidentin e ardhshëm të Amerikës, Joe Biden, për fitoren në zgjedhjet për presidentin e 46’të të SHBA’së.

Kurti nuk harroi ta quaj Bidenin mik dhe aleat i vjetër i popullit të Kosovës.

 

 

“Urime për fitoren historike të Joe Biden, një mik dhe aleat i vjetër i popullit të Kosovës.

Udhëheqja juaj është e nevojshme për Amerikën ashtu si edhe për botën për të rivendosur besimin në demokraci, shtetin e së drejtës dhe dinjitetin njerëzor. Unë pres që të forcojmë marrëdhëniet tona”, shkroi Kurti.

Kujtojmë se Kurti doli publikisht pro Bidenti në zgjedhjet presidenciale dhe u bëri thirrje popullit shqiptaro-amerikan ta votojnë Bidenin. Veprim ky që nuk u prit mirë nga njohësit e çështjeve dhe analistët politikë.

Demokrati Joe Biden është zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një garë të ashpër me republikanin, Donald Trump, i cili synonte të merrte edhe një mandate të dytë si njeriu i parë i Amerikës.

Biden në gjithë procesin e numërimit të votave ka qenë duke prirë, derisa vendimtare ka qenë përmbysja që i ka bërë në Trumpit në shtetin e Pensilvanisë.

Tashmë Biden ka mbi 270 vota elektorale, të cilat ia mundësojnë hyrjen në Shtëpinë e Bardhë si i pari i Amerikës.

Përgjatë historisë, Joe Biden, njihet për afërsinë dhe miqësinë shumë të ngushtë me shqiptarët, sidomos me Kosovën.

Përgjatë viteve të 90-ta, ai ka qenë avokues i madh i lirisë së Kosovës dhe kishte kërkuar me ngul që SHBA të bombardonte Serbinë.

(Kosova Sot Online)