Vjosa Osmani uron Joe Bidenin: Ai është mbështetës i madh i Kosovës së lirë dhe të pavarur

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 20:45
Vjosa Osmani uron Joe Bidenin: Ai është mbështetës i madh i Kosovës së lirë dhe të pavarur

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka urar Joe Biden për zgjedhjen e tij për presidente të ri të SHBA-së.

Osmani ka thënë se Biden është një mbështetës i madh i Kosovës së lirë dhe të pavarur.

“Në emër të njerëzve të Kosovës, i shpreh urime të përzemërta Joe Biden dhe Kamala Harris, për zgjedhjen e tyre për të udhëhequr popullin e Shteteve të Bashkuara”.

“Jam e bindur se nën udhëheqjen e juaj si president, demokracia do të lulëzojë në Amerikë dhe në të gjithë botën”.

“Për dekada, Joe Biden ishte zëri i njerëzve të diskriminuar në të gjithë globin. Për ne, ai është mik i përkushtuar dhe një mbështetës i madh i Kosovës së lirë dhe të pavarur. Unë shoh një bashkëpunim të ngushtë me të dhe administratën e tij, në forcimin e marrëdhënieve tona të veçanta dhe aleancës strategjike”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Twitter.

(Kosova Sot Online)