Si po e raportojnë mediat ruse zgjedhjen e Joe Biden president

  • G.G /
  • 07 nëntor 2020 - 20:58
Si po e raportojnë mediat ruse zgjedhjen e Joe Biden president

Me shpalljen e Joe Biden president të zgjedhur të SHBA’së, errësia ra mbi mediat shtetërore ruse.

Moderatorët e lajmeve pro-Kremlinit, analistët dhe ekspertët pro-Kremlinit kanë frikë prej kohësh për fitoren e Biden më 2020, duke e përshkruar si “skenarin më të keq për Rusinë”.

Derisa ankthi i tyre u kthye në realitet, fytyrat e pjesëmarrësve në emisionet televizive në mediat shtetërore ruse ishin të zemërura dhe emocionet kontrolloheshin me zor.

“Asgjë nuk do të jetë si më parë”, “Kah po shkon bota, jo vetëm ky vend por e gjithë bota?”, pyeti me pikëllim Evgeny Popov, drejtuesi i emisionit “60 minuta”.

Analistët e përshkruan të zymtë fitoren e Biden për Kremlinin.

Derisa ende votat nuk u numëruan media shtetërore në Moskë u kërkuan lexuesve që të “përgatisnin kokoshka” pasi pritnin trazira zgjedhore.

Demokrati Joe Biden është zgjedhur presidenti i 46’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një gare të ashpër me republikanin, Donald Trump, i cili synonte të merrte edhe një mandat të dytë si njeriu i parë i Amerikës.

Biden në gjithë procesin e numërimit të votave ka qenë duke prirë, derisa vendimtare ka qenë përmbysja që i ka bërë në Trumpit në shtetin e Pensilvanisë.

Tashmë Biden ka mbi 270 vota elektorale, të cilat ia mundësojnë hyrjen në Shtëpinë e Bardhë si i pari i Amerikës.

Përgjatë historisë, Joe Biden, njihet për afërsinë dhe miqësinë shumë të ngushtë me shqiptarët, sidomos me Kosovën.

Përgjatë viteve të 90’ta, ai ka qenë avokues i madh i lirisë së Kosovës dhe kishte kërkuar me ngul që SHBA të bombardonte Serbinë.

(Kosova Sot Online)