Mirupafshim Melania, ja për çka do të mbahesh mend

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 21:14
Mirupafshim Melania, ja për çka do të mbahesh mend

Burri i saj Donald Trump humbi garën për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë edhe për katër vjetët në vijim. Në këtë mënyrë, SHBA do të ketë vetëm në një mandat presidencial, Melania Trumpin, si Zonjën e Parë.

Demokrati Joe Biden u zgjodh president duke fituar më shumë se 270 vota të nevojshme.

Melania do të mbahet mend gjithmonë për paraqitjet plot stil dhe shprehjet e saj të akullta.

Mandati i saj filloi me një fjalim që u cilësua plagjiaturë i paraardhëses Michelle Obama dhe përfundoi me vërejtjet për ndarjen e fëmijëve nga nënat në qendrat e paraburgimit.

Melania nuk nxitoi për të Shkuar në Shtëpinë e Bardhë. Kur Trump u betua si president, ajo qëndroi në Nju Jork për  javë të tëra. Arsyetimin e gjeti te djali i saj Baron, dhe mos ndërrimi i shkollës.

Kur Trump synonte Shtëpinë e Bardhë më 1999, ajo fantazonte për të qenë Jackie Kennedy e ardhshme.

Ndërkohë përfundoi duke shkulur nga kopshti mollët e mbjella nga Jackie Kennedy.

Emigrantja nga Sllovenia, ishte modele para se të martohej me Donald Trump.

Ajo zakonisht u shmangej daljeve publike, përveç rasteve kur fliste në emër të kauzave që mbështet.

(Kosova Sot Online)