Reagon Borell pas fitores së Biden: Ditë e Madhe për Amerikën dhe Evropën

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 21:16
Reagon Borell pas fitores së Biden: Ditë e Madhe për Amerikën dhe Evropën

qësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Tëitter ka përgëzuar presidentin e ardhshëm të Amerikës, Joe Biden, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

Borrell thotë se kjo është një ditë e madhe për Amerikën dhe për Evropën.

“Unë përgëzoj përzemërsisht Presidentin e Zgjedhur Joe Bide dhe Zëvendës Presidentin e Zgjedhur Kamala Harris. Numri rekord i votuesve të popullit amerikan tregoi vullnetin për ndryshim.

Ditë e shkëlqyer për Sh.B.A dhe Evropën, ne shpresojmë të punojmë së bashku me administratën e re për të rindërtuar partneritetin tonë”, shkroi Borrell.

Demokrati Joe Biden është zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një garë të ashpër me republikanin, Donald Trump, i cili synonte të merrte edhe një mandate të dytë si njeriu i parë i Amerikës.

Biden në gjithë procesin e numërimit të votave ka qenë duke prirë, derisa vendimtare ka qenë përmbysja që i ka bërë në Trumpit në shtetin e Pensilvanisë.

Tashmë Biden ka mbi 270 vota elektorale, të cilat ia mundësojnë hyrjen në Shtëpinë e Bardhë si i pari i Amerikës.

Përgjatë historisë, Joe Biden, njihet për afërsinë dhe miqësinë shumë të ngushtë me shqiptarët, sidomos me Kosovën.

Përgjatë viteve të 90-ta, ai ka qenë avokues i madh i lirisë së Kosovës dhe kishte kërkuar me ngul që SHBA të bombardonte Serbinë.

(Kosova Sot Online)