Shqiptari Abazoviq uron Joe Bidenin pas fitores në zgjedhjet presidenciale

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 22:04
Shqiptari Abazoviq uron Joe Bidenin pas fitores në zgjedhjet presidenciale

Dritan Abazoviq, kryetar i grupimit URA në Malin e Zi ka uruar demokratin Joe Biden për zgjedhjen president i SHBA’së.

Nëpërmjet Tëitter ai tha se beson në bashkëpunimin në mes të Amerikës dhe Malit të Zi.

“Urime për Joe Biden dhe Kamala Harris. Besoj fuqishëm se bashkëpunimi i frytshëm në mes të amerikanëve dhe malazezëve do të vazhdojë”, shkroi ai.

Demokrati Joe Biden është zgjedhur presidenti i 46’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një gare të ashpër me republikanin, Donald Trump, i cili synonte të merrte edhe një mandat të dytë si njeriu i parë i Amerikës.

Biden në gjithë procesin e numërimit të votave ka qenë duke prirë, derisa vendimtare ka qenë përmbysja që i ka bërë në Trumpit në shtetin e Pensilvanisë.

Tashmë Biden ka mbi 270 vota elektorale, të cilat ia mundësojnë hyrjen në Shtëpinë e Bardhë si i pari i Amerikës.

Përgjatë historisë, Joe Biden, njihet për afërsinë dhe miqësinë shumë të ngushtë me shqiptarët, sidomos me Kosovën.

Përgjatë viteve të 90’ta, ai ka qenë avokues i madh i lirisë së Kosovës dhe kishte kërkuar me ngul që SHBA të bombardonte Serbinë.

(Kosova Sot Online)