Reagon edhe gruaja e Biden pas zgjedhjes së tij president

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 22:32
Reagon edhe gruaja e Biden pas zgjedhjes së tij president

Jill Biden, gruaja e presidentit të ri amerikan, Joe Biden dhe njëherit Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, ka reaguar pas fitores së bashkëshortit të saj.

Nëpërmjet një postimi në Twitter ajo ka publikuar një fotografi krah Biden teksa mbajnë një pankartë ku cilësohet si President.

“Ai do të jetë president i të gjitha familjeve tona”– ka shkruar ajo.

Jill ka qenë pranë bashkëshortit të saj gjatë gjithë fushatës duke dhënë mbështetjen e saj të pakursyer për të.

Jill Biden është profesoreshë e gjuhës angleze në kolegjin Northern Virginia Community, e pasi që bashkëshorti i saj do të jetë president i Shteteve të Bashkuara, do të vazhdojë të kryej detyrën e profesoreshës.

(Kosova Sot Online)