Policia jep detaje për zjarrin në qendrën e emigrantëve në Vranidoll

  • E.K /
  • 08 November 2020 - 12:28
Policia jep detaje për zjarrin në qendrën e emigrantëve në Vranidoll

Një shtetas i huaj është arrestuar në qendrën e emigrantëve në Vranidoll të Prishtinë, pasi që i njëjti i ka vënë zjarrin disa mbulesave të dhomës me ç ‘rast zjarri ka përfshirë një pjesë të objektit.

Siç njofton PK, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Vranidoll, Prishtinë 07.11.202-04:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shtetas i huaj, pasi që i njëjti derisa ishte duke qëndruar në kamp i ka vënë zjarrin disa mbulesave të dhomës me ç ‘rast zjarri ka përfshirë një pjesë të objektit. Njësit relevante dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz pasi që i tërë stafi janë evokuar me kohë. Me vendim të prokurort i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport

(Kosova Sot Online)