Aksident në Dragash, këmbësori lëndohet rëndë nga goditja e veturës

  • E.K /
  • 08 November 2020 - 12:35
 Aksident në Dragash, këmbësori lëndohet rëndë nga goditja e veturës

Një person nga Dragashi ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes nga një veturë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Bellobrad të Dragashit, njofton policia në raportin 24 orësh.

Viktima është goditur nga vetura derisa ka qenë duke ecur në rrugë. 

“I dyshuari mashkull Kos. derisa po drejtonte veturën e tij nga pakujdesia e kishte goditur këmbësorin viktimën mashkull Kos.me pasqyrën e veturës duke i shkaktuar lëndime te rënda trupore frakturë ne nyjën e dorës”, bën të ditur policia.

Pas trajtimit mjekësor, viktima është liruar në shtëpi.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor pastaj është liruar në shtëpi. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)