Gjuajtje me armë zjarri në afërsi të zyrave të EULEX-it, pamje nga vendi i ngjarjes

  • E.K /
  • 08 November 2020 - 13:35
 Gjuajtje me armë zjarri në afërsi të zyrave të EULEX-it, pamje nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari” në Prishtinë, në afërsi të zyrave të EULEX-it.

Cak i gjuajtjes ka qenë një person, i cili nuk ka pësuar lëndime trupore, ka konfirmuar policia.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka bllokuar rrugën ku ndodhi incidenti dhe po merret me rastin.

Pamje nga vendi i ngjarjes:

Lidhur me këtë rast detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës.

“Në orën 10:48 në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari”në Prishtinë ka pasë të shtëna me armë zjarri në drejtim te viktimes m/k/sh. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, të lënduar nga arma nuk ka. Policia janë duke u marrë me rastin”, tha zëdhënësi i PK-së Daut Hoxha.

(Kosova Sot Online)