Hashim Thaçi gaboi me nisjen e mbrapsht të dialogut me Serbinë, tash nuk është mençuri politike kërkesa për ndërprerje të këtij procesi

Hashim Thaçi gaboi me nisjen e mbrapsht të dialogut me Serbinë, tash nuk është mençuri politike kërkesa për ndërprerje të këtij procesi
Hashim Thaçi gaboi me nisjen e mbrapsht të dialogut me Serbinë, tash nuk është mençuri politike kërkesa për ndërprerje të këtij procesi

Dardan Grapci

  • 08 November 2020 - 13:20

Shkruan: Dardan Grapci

Nga shteti i Kosovës, Qeveria, si dhe ushtruesja e detyrës së presidentit të shtetit Vjosa Osmani, duhet kërkohet nga banoret Serb ta zgjedhin vendin për të jetuar, ose në Kosovë si qytetar lojal që i respektojnë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, ose le të shkojnë lirshëm dhe të pa penguar në Serbi, e jo të jetojnë në Kosove, e ta shpallin Vuçiqin hero të tyre apo Arkanin. Vjosa Osmani gjithashtu duhet ti bllokoj financat nga Serbia që po hyjnë në Kosovë, derisa të zbardhen rastet e 1600 personave të humbur, derisa ti kompensojnë dëmet që ia kanë bërë Kosovës gjatë luftës 98-99, ti kërkojnë falje qytetarëve të Kosovës ata të cilët kanë kryer krime nga ana e Serbisë, dhe e fundit ta harrojnë rezolutën 1244 etj. Sa i përket njohjes reciproke nga Serbia, ajo mundet edhe mos më ndodhë sepse ashtu kështu nuk ka ndonjë rezultat pozitiv nga ajo.

Unë them që dialogu me Serbinë nuk është dashur fare të fillohet e lëre më të vazhdohet apo të bllokohet tash vetëm pasi ka ndërhyrë me arrestime nga Gjykata Speciale, duke e ditur që në vitin 2014 Kryeministër ka qenë ish Presidenti Hashim Thaçi, në koalicion edhe me dy parti tjera politike, që e kanë nënshkruar një fillim të dialogut me Serbinë, ku në atë kohë është deklaruar haptas Hashim Thaçi që për ti liberalizuar BE-ja vizat për Kosovën, jo vetëm duhet të fillohet me dialogun, por do të ja japin edhe 8000 hektar Toke Malit të Zi. Tani le të flasim për atë se çka ka ndodhur 3 vite më parë.

Qeveria e Kosovës e votuar me shumicë votash krijimin e një Gjykate e cila do ti dënojë paramilitarët serb dhe ata të cilët kanë bërë krime në Kosovë. Por ajo se çka nuk e kanë ditur është se ky formim i kësaj Gjykate iu është kthyer si bumerang, ku nga fillimi i kësaj Gjykate kanë filluar të ftohen vetëm ish-ushtarët e UÇK-së, Komandantët, dhe ata që kanë qenë pjesë e UÇK-së por që janë në pozita të larta politike dhe biznesore. Kërkesa nga AAK-ja për ndërprerjen e dialogut me Serbinë nuk do të sjellë ndonjë rezultat në Kosovë, edhe nëse ndërpritet le të themi dialogu, përsëri ish-ushtarët e UÇK-s do të jenë ata që do të ftohen nga Gjykata Speciale ne Hage, kurse pas Kosovës do ta ketë radhën Serbia. Prandaj ajo se çka duhet të bëjë tani ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani është bllokimi i kufirit me Serbinë, sanksione ndaj partive Serbe në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".