Për një arsye tepër të veçantë, Joe Biden do të kthejë Shtëpinë e Bardhë në normalitet!

  • E.K /
  • 08 November 2020 - 15:48
Për një arsye tepër të veçantë, Joe Biden do të kthejë Shtëpinë e Bardhë në normalitet!

Joe Biden është shpallur zyrtarisht President i 46-të i SHBA-ve pas përfundimit të numërimit të votave në Pensilvani, duke mposhtur kështu Donald Trump.

Këtij të fundit i është dashur të lërë Shtëpinë e Bardhë, ku do të jetojë tashmë presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara.

Lajmi i fitores së Biden ka bërë xhiron e rrjetit të mediave në mbarë botën, ndërsa “Vogue” ka shkruar për një detaj të rëndësishëm.

Sipas të huajës, jeta do t’i kthehet normalitetit në Shtëpinë e Bardhë pasi presidenti i ri do të marrë aty qenin e familjes Biden.

Pikërisht detaji i veçantë i rikthimit të një qeni në këtë shtëpi është tregues i rikthimit të jetës në normalitet.

Joe Biden do të marrë detyrën në 20 janar dhe pas këtij momenti do të jetojë në Shtëpinë e Bardhë.

(Kosova Sot Online)