Shqipëria kap shifrën e 501 të infektuarve në 24 orët e fundit, 2 pacientë ndërrojnë jetë

  • E.K /
  • 08 November 2020 - 16:40
 Shqipëria kap shifrën e 501 të infektuarve në 24 orët e fundit, 2 pacientë ndërrojnë jetë

Ashtu siç pritej, Shqipëria ka arritur në shifrën e 501 të infektuarve me Covid brenda një dite.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë.

Ndërkohë në të trija spitalet Covid janë të shtruar 374 pacientë, mes të cilëve 13 në terapi intensive dhe 4 të intubuar.

NJOFTIMI I PLOTË

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1942 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 501 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 219 raste në Tiranë, 33 raste në Elbasan, 32 raste në Korçë, 30 raste në Gjirokastër, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Durrës, 16 raste në Krujë dhe Lezhë, 13 raste në Fier, Gramsh dhe Kuçovë, 10 raste në Lushnje, 9 raste në Kurbin, 7 raste në Mat dhe Librazhd, 6 raste në Devoll, 4 raste në Mallakastër dhe Tepelenë, 3 raste në Mirditë, Sarandë, Delvinë, Malësi e Madhe,
2 raste në Shkodër, 1 rast në Bulqizë, Kukës, Kavajë, Pukë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,092 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 374 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 2 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 59 vjeçare nga Lushnja dhe një 73 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (8 Nëntor 2020)

Testime totale 139,114
Raste pozitive 24,206
Raste të shëruara 12,092
Raste Aktive 11,555
Humbje jete 559

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5682
Durrës 980
Fier 916
Korçë 753
Shkodër 645
Elbasan 565
Lezhë 545
Vlorë 506
Berat 326
Kukës 267
Gjirokastër 256
Dibër 114

(Kosova Sot Online)