Ja çka do të ndodhë sot në Kosovë

  • G.G /
  • 09 November 2020 - 07:39
Ja çka do të ndodhë sot në Kosovë

"Kosova Sot Online"u sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

10:00
Ministria e Shëndetësisë nënshkruan kontratat me specializantët e rinj. Ministri Armend Zemaj pret në takim grupin e parë, të cilët do të lidhin kontratat për fillimin e shkollimit specialistik, sipas konkursit të shpallur dhe zhvilluar nga MSh. (Ministria e Shëndetësisë, Rr. e Zagrebit, Prishtinë)

10:00
Ministria e Infrastrukturës lanson dhe publikon aktivitetet javore për shënimin e Ditës Botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor. Merr pjesë dhe ministri Arban Abrashi. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

10:00
Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e rregullt. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit, Gjilan)

11:00
Paraqitja e parë e Jakup Krasniqit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. (www.scp-ks.org/sq/transmetim)

11:00
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin për Punë dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaçi, marrin pjesë në shpërndarjen e druve për familje në nevojë. Për mediet e interesuara do të ketë transport të organizuar nga Komuna; nisja bëhet në ora 10:30 nga Shtëpia e Bardhë. (Depoja e druve në fshatin Piranë, Prizren)

13:00
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, mban konferencë për medie. (Ministria e Drejtësisë, ish-objekti i Rilindjes)

14:00
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)

15:00
Paraqitja e parë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara në Hagë. (www.scp-ks.org/sq/transmetim)

(Kosova Sot Online)