Ish-ministri i LDK-së kritika Qeverisë: Mos të merren vendime pa vlerë dhe efekt

  • G.G /
  • 09 November 2020 - 10:15
Ish-ministri i LDK-së kritika Qeverisë: Mos të merren vendime pa vlerë dhe efekt

Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e LDK-së, Imet Rrahmani ka shkruar sot se Qeveria duhet t’i mendojë mirë masat që merren anti covid.

Rrahmani në Facebook ka shkruar se është e pamundur të identifikohet të gjitha rastet pozitive në kohë reale.

“Prandaj, numri i rasteve pozitive, aktive, ka mundësi të jetë 4-5 herë më i madh nga numri zyrtar i raportuar. Mbingarkimi i institucioneve tona shëndetësore nuk është diçka që po na ndodh vetëm neve, kjo po ndodh gjithkund pa dallim.

Ka mundësi reale që personeli shëndetësor të infektohet në masë dhe në të njejtën kohë të detyrohet të paraqitet në punë, sepse ai nuk mund të zëvendsohet, është specifik, e kjo e shton rrezikun.Tash veç kemi shembuj të tillë ne vendet evropiane”, ka shkruar ai.

“Gjithashtu, nga mbingarkesa mund të vijmë në situatë kur duhet të refuzohen pacientët, respektivisht të udhëzohen që të trajtohen në shtëpi. Ne nuk i kemi kapacitetet e mjaftueshme për të përballuar shërbimet në shtëpi.

Qeveria e Kosovës duhet të i mendoj mirë masat që po merren dhe sbatueshmërinë e tyre, sepse ato po devalvohen në vendime “pa vlerë dhe efekt” nga mosrespektimi i tyre si nga qytetarët ashtu edhe nga institucionet në disa nga komunat.

Nuk kemi alternativë tjetër përveç që të RESPEKTOJMË MASAT”, tha ai.

(Kosova Sot Online)