Në Zvicër janë realizuar mbi 2.1 milionë testime deri tani

  • G.G /
  • 09 November 2020 - 10:43
Në Zvicër janë realizuar mbi 2.1 milionë testime deri tani

Rreth 2.1 milionë testime janë kryer në Zvicër që nga fillimi i pandemisë. Të dhënat e fundit tregojnë se ky shtet që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka bërë 2,157,721 testime.

Situata pandemike në Zvicër ka shënuar rritje të infektimeve në muajin tetor dhe fillim të këtj muaji, por pavarësisht kësaj, shteti zviceran nuk ka izoluar vendin, përveç disa masave të ndërmarura ndaj pandemisë Covid-19, në disa kantone.

Nga numri total i testimeve, 211,913 persona kanë dalë të infektuar me koronavirus.

Gjatë 7 ditëve deri më 6 nëntor 2020, Zyra Federale e Shëndetit Publik të Zvicrës (FOPH) raportoi 370 vdekje midis rasteve të konfirmuara laboratorike Covid-19, duke e çuar numrin e vdekjeve që nga vera në 676.

Aktualisht ka 3,503 pacientë Covid-19 në spitalet në gjithë Zvicrën, sipas shifrave të FOPH të botuara nga RTS.

Vdekjet totale në Zvicër që nga fillimi i pandemisë kanë arritur në 2,666, nga të cilat 2,407 janë konfirmuar në laborator.

Më 6 nëntor 2020 niveli i infeksionit 14-ditor të Zvicrës ishte 1,192 për 100,000.

Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi.

(Kosova Sot Online)