Shkarkohet drejtori i Spitalit të Vushtrrisë

  • G.G /
  • 09 November 2020 - 11:10
Shkarkohet drejtori i Spitalit të Vushtrrisë

Drejtori i Spitalit të Vushtrrisë, Mursel Pllana është shkarkuar nga pozita e drejtorit të këtij spitali. Në vend të tij është emëruar si ushtrues detyre Hajrullah Saraqi.

Pllana ka deklaruar se vendimin e ka pranuar para dy ditësh, me arsyetimin se në Spitalin e Vushtrrisë nuk është menaxhuar mirë pandemia Covid-19.

Në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të këtij spitali, është riemëruar Hajrullah Saraqi i cili ishte shkarkuar para një viti nga ish-drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu.

Kujtojmë se Spitali i Vushtrrisë ishte transformuar në spital Covid gjatë muajve korrik dhe gusht. Në këtë spital ka pas probleme me furnizim të oksigjenit.

(Kosova Sot Online)