Shqetësuese: Në Spitalin e Pejës nga 59 pacientë me Covid, 52 prej tyre me oksigjen

  • G.G /
  • 09 November 2020 - 11:30
Shqetësuese: Në Spitalin e Pejës nga 59 pacientë me Covid, 52 prej tyre me oksigjen

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është rritur numri i pacientëve të sëmurë me Covid-19. Spitali ka njoftuar se aktualisht po trajtohen 59 pacientë me Covid-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, 52 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë vikendit të fundit në këtë spital, 540 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 66 pacientë janëë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

E Kosovës të dielën i janëë shtuar 730 raste tëë reja me koronavirus, pas marrjes sëë 1,794 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 11 viktima.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të dielën janë regjistruar edhe 75 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 7,278.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 24, 115 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 755 pacientë kanë vdekur.

Me miratim të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00, t’iu ndalohet veprimtaria të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Në këtë periudhë janë mbyllur edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës.

(Kosova Sot Online)