Rritja e rasteve me Covid-19: Mobilizohet komuna e Obiliqit

  • G.G /
  • 09 November 2020 - 11:36
Rritja e rasteve me Covid-19: Mobilizohet komuna e Obiliqit

Në Kosovë situata epidemiologjike po tregon sinjale të përkeqësimit. Kosovës të dielën i janëë shtuar 730 raste tëë reja me koronavirus, pas marrjes sëë 1,794 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 11 viktima.

E duke i parë këto rrethana, komunat tashmë kanë filluar që të mobilizohen përmes shtabeve emergjente.

Njejtë ka bërë edhe komuna e Obiliqit. Atje kryetari, Xhafer Gashi ka njoftuar se kanë marrë disa masa të reja.

Në vazhdim gjeni të plotë njoftimin e Gashit:

Të nderuar qytetarë,

Si në tërë vendin, edhe në komunën e Obiliqit, kemi rritjen e lakorës së numrit të të infektuareve me Covid-19, Shtabi Emergjent Komunal, është në funksion 24/7, në menaxhimin e situatës epidemiologjike në tërë territorin e Obiliqit, si dhe në vazhdimësi po qëndrojmë në koordinim me institucionet e nivelit qendror.

Duke patur parasysh situatën e krijuar, në funksion të parandalimit të përhapjes së Covid-19 dhe mbrojtjes së shëndetit publik, kemi ndërmarrë këto masa:

ëNdalohen të gjitha takimet fizike të administratës komunale me palët, vetëm në raste të domosdoshme, duke respektuar masat antiCovid-19.

ëTë gjitha kërkesat e palëve të jashtme, duhet të adresohen në mënyrë elektronike, kjo duhet të bëhet përmes e-mail adresave zyrtare të drejtorëve të drejtorive komunale të cilat gjenden në ëebfaqen e komunës https://kk.rks-gov.net/obiliq/   apo edhe përmes faqes zyrtare në Facebook “Komuna e Obiliqit-faqja e zyrtare”. Administrata komunale obligohet që t’iu kthejë përgjigje qytetarëve dhe të gjitha palëve të interesuara poashtu online.

ëShërbimi i tatimit në pronë dhe ai i ofiqarisë do të jenë të hapura për qytetarët, duke respektuar udhëzuesin për masat ndaj COVID-19.

ëQytetarët që hyjnë brenda objekteve të administratës së komunës, obligohen të jenë të pajisur me mjete mbrojtëse antiCovid-19. Në të kundërtën qytetarëve nuk do t’iu kryhen shërbimet nga administrata.

ëDrejtoria e Inspektoratit Komunal bashkë me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin shtetëror obligohen të vazhdojnë inspektimet lidhur me respektimin e masave kundër Covid-19, në të gjitha institucionet publike, ato private si dhe në hapësira publike.

Qytetarë të nderuar, duke ju falënderuar për bashkëpunimin tuaj kërkoj mirëkuptim në respektimin e të gjitha masave nga institucionet shëndetësore por edhe komunale, sfida me këtë pandemi është e përbashkët! Të bashkuar do dalim fitues!

Xhafer Gashi

(Kosova Sot Online)