Shpërthen Krasniqi në Speciale: Na quajtët ndërmarrje kriminale, kurrë në jetë s’kam trajtuar njëri siç më trajtuat mua

  • G.G /
  • 09 November 2020 - 11:41
Shpërthen Krasniqi në Speciale: Na quajtët ndërmarrje kriminale, kurrë në jetë s’kam trajtuar njëri siç më trajtuat mua

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka marrë fjalën shkurtimisht para Gjykatës Speciale, ku po paraqitet për herë të parë.

Krasniqi e ka kritikuar ashpër cilësimin e Speciales si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” kur përshkruajnë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Në aktakuzë po na quani ndërmarrje e përbashkët kriminale. Unë deklaroj sot se kurrë në jetën time, në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq, sa e si më trajtuat mua, nga ndërtesa e burgut e deri në këtë ndërtesë. E theksoj, s’kam trajtuar kurrë kështu njerëz”, ka thënë ndër tjerash Krasniqi.

“Cilësimi i prokuoririt se ne qendkemi ndërmarrje e përbashkët kriminale nuk ka asgjë më fyese”, ka theksuar Krasniqi.

“Besoj dhe besoj shumë që këtë e di secili qytetar i arsimuar që së paku është mbi 30 vjeçar dhe jeton në vendet e demokracisë” ,tha Krasniqi.

(Kosova Sot Online)