Jakup Krasniqi deklarohet i pafajshëm: Kam qenë zëdhënës i UÇK’së, përgjegjësia ime ishte publike

  • G.G /
  • 09 November 2020 - 11:58
Jakup Krasniqi deklarohet i pafajshëm: Kam qenë zëdhënës i UÇK’së, përgjegjësia ime ishte publike

Jakup Krasniqi thotë se ka qenë zëdhënës i UCK’së dhe se nuk mban asnjë përgjegjësi për atë që është akuzuar nga Prokuroria Speciale. Është deklaruar i pafajshëm në seancën dëgjimore në Hagë.

Ish-zëdhënësi i UCK’së, Jakup Krasniqi, i akuzuar për krime lufte bashkë me krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thotë se nuk ka bërë asnjë faj për cka akuzohet.

 “Unë fillimisht nuk kam menduar të marrë avokat mbrojtës, nuk e kam marrë me vullnetin tim. Ishte dëshira e familjes dhe shokëve që të kem një avokat dhe e pranova. Përndryshe, jam i bindur se nuk më duhet avokati. Nuk mbaj asnjë përgjegjësi të vetme me këtë që akuzohem, as të veprimit, as të mos veprimit. Detyra ime ka qenë publike. Kryesorja ka qenë zëdhënës i UCK’së. Unë kam pasur detyra, por detyra që më ka flejtur ma së shumti në shpirt ka qenë zëdhënësi i UCK’së. Gjithcka që kam bërë, ka qenë publike. Jo vec në gjuhen shqipe, por edhe në gjuhë të tjera. Unë kam qenë zëdhënës, i kam dhënë zë Ushtrisë Clirimtare”, ka thënë Krasniqi.

“Jam tepër i mllefosur sepse këtu gjendem pa të drejtë dhe më është bërë e padrejtë”, ka shtuar Krasniqi.

Ish-zëdhënësi i UCK’së është deklaruar i pafajshëm.

“Unë nuk ndjehem fajtor e as përgjegjës për asnjë pikë që thuhet në aktakuzë”, është shprehur ai.

“Sikur edhe një faj të kisha. Nuk mbaj asnjë përgjegjësi të vetme dhe padrejtësia ndaj meje është tepër e madhe”.

(Kosova Sot Online)