Media malezeze zbulon njeriun që pozonte duke puthur Amfilohijen: tani, në spital me COVID

  • G.G /
  • 09 November 2020 - 12:34
Media malezeze zbulon njeriun që pozonte duke puthur Amfilohijen: tani, në spital me COVID

Njeriu i panjohur i përjetësuar në videon që u bë virale në rrjetet sociale, dhe në të cilën ai vazhdimisht puth trupin e pajetë të Metropolitit të Malit të Zi dhe Amfilohije, është poeti i famshëm Blagoje Bakoviç nga Vrbas.

Bakoviç është aktualisht në spitalin në Vrbas, i infektuar me COVID, shkruajnë mediat malazeze.

Në videon nga varrimi, e cila u shfaq në YouTube, Bakoviç qëndron mbi varrimin e metropolitit të ndjerë, dhe më pas ia jep telefonin një prej priftërinjve të pranishëm për ta fiksuar duke puthur Amfilohijen.

Fotoja, siç mund të shihet në video, madje është përsëritur disa herë. Nuk dihet ende nëse poeti e morri virusin me këtë rast, duke marrë parasysh që vetë metropoliti ndërroi jetë si rezultat i COVID-it.

(Kosova Sot Online)