Haradinaj pas vizitës në PDK, thotë se nuk kanë folur për presidentin apo zgjedhjet e reja

  • G.G /
  • 09 November 2020 - 13:03
Haradinaj pas vizitës në PDK, thotë se nuk kanë folur për presidentin apo zgjedhjet e reja

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur para mediave pas vizitës që ka pasur sot në PDK.

Ish-kryeministri tha se ka vizituar PDK-në për të përkrahur këtë subjekt pas zhvillimeve të fundit që po ndodhin me aktakuzat.

“Qëllimi ishte të shprehet një përkrahje në këto rrethana të reja në zhvillimet që po ndodhin me aktakuzat.

Sot është dita e paraqitjes së parë të udhëheqësve të UCK-së, gara politike kemi pas gjithmonë mospajtime por kam qenë në UCK, Ramush Haradinaj është UCK jam sot dhe do të jem gjithë jetën me të gjithë që kanë qenë ushtarë. Kjo është një përkrahje, ata që mendojnë që e gjunjëzojnë mënyrën e lirisë kanë me gabu çdo herë”, ka thënë ai.

Haradinaj mohon se ka qenë një takim ku është folur për zgjedhje apo për cështjen e presidentit.

“E thash edhe njëherë agjenda politike e partive vazhdon, qëllimi është që vetëm nëse Serbia e mban mend betejën e Kosovës, edhe na e mbajmë mend që mijëra vjet jemi në këtë vend, Kosova është e shqiptarëve”, tha Haradinaj para mediave.

(Kosova Sot Online)