PDK: Haradinaj na erdhi në zyrë pa paralajmërim

  • G.G /
  • 09 November 2020 - 13:27
PDK: Haradinaj na erdhi në zyrë pa paralajmërim

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka thënë se vizita e Ramush Haradinajt në zyrën e PDK-së është bërë pa paralajmërim. Ai ka thënë se kreu i AAK-së e vizitoi PDK-në për shkak të zhvillimeve të fundit që lidhen me Dhomat e Specializuara.

Tutje, Bytyçi thotë se në takim nuk është folur për asnjë nga temat politike.

Postimi i tij i plotë:

z. Haradinaj ka vizituar sot pa paralajmërim zyrat e PDK-së për të shprehur solidarizimin për zhvillimet e fundit me Dhomat e Specializuara. Ne e falendërojmë për një gjest të tillë, dhe njëherësh konfirmojmë se nuk është folur për asnjë temë politike aktuale në Kosovë. Konfirmimi i aktakuzës ndaj ish kryetarit Veseli dhe ish-Presidentit Thaçi paraqet një situatë të rëndë për Kosovën dhe PDK-në. Neve si shoqëri na duhet më së shumti sot solidarizimi dhe bashkëpunimi për ta tejkaluar këtë moment të vështirë për vendin.

Ndërsa, pas vizitës që ka bërë Haradinaj tha se ka vizituar PDK-në për të përkrahur këtë subjekt pas zhvillimeve të fundit që po ndodhin me aktakuzat. 

(Kosova Sot Online)