Lajm fantastik për luftën kundër Covid-19, vaksina që është 90 për qind efektive

  • G.G /
  • 09 November 2020 - 14:10
Lajm fantastik për luftën kundër Covid-19, vaksina që është 90 për qind efektive

Prodhuesi i ilaçeve Pfizer tha të hënën se vaksina e tij kundër koronavirusit ka  treguar rezultat pozitiv duke thënë se ajo është më shumë se 90% efektive një efikasitet shumë më i mirë se sa pritej të ndodhte.

E ashtuquajtura analizë e përkohshme shqyrtoi 94 rastet e para të konfirmuara me Covid-19, ku më shumë se 43,000 vullnetarë morën dy doza të vaksinës. Ajo zbuloi se më pak se 10% e infeksioneve ishin në pjesëmarrësit të cilëve u ishte bërë vaksina. Më shumë se 90% të rasteve ishin në njerëz të cilëve u ishte dhënë vaksina apo edhe placebo, ku edhe efekti filloj të ishte pozitiv, shkruan CNN.

Në një njoftim për shtyp, gjiganti farmaceutik tha se planifikon të kërkojë autorizimin e përdorimit emergjent nga Administrata e Barnave dhe Ushqimit në SH.B.A. menjëherë pasi vullnetarët janë monitoruar për dy muaj pasi kanë marrë dozën e tyre të dytë të vaksinës, siç kërkohet nga FDA.

Me lajmet e sotme, ne jemi një hap i rëndësishëm përpara për t’u siguruar njerëzve në të gjithë botën një përparim shumë të nevojshëm për të ndihmuar çuarjen në fund këtë krize globale shëndetësore,” tha CEO i Pfizer Albert Bourla në një deklaratë. “Ne shpresojmë të ndajmë të dhëna shtesë të efikasitetit dhe sigurisë nga mijëra pjesëmarrës në javët e ardhshme.”

Pfizer thotë se ka shtuar një pikë përfundimtare dytësore në studimin e saj. Ai do të vlerësojë nëse vaksinat i mbron njerëzit nga sëmundja e rëndë vdekjeprurëse Covid-19 dhe nëse vaksina mund të sigurojë mbrojtje afatgjatë kundër sëmundjes Covid-19 edhe në pacientët që janë infektuar më parë, shkruan CNN.

(Kosova Sot Online)