Haradinaj nuk i ndal vizitat pas PDK-së, shkon edhe në partinë e Fatmir Limajt

  • G.G /
  • 09 November 2020 - 14:23
Haradinaj nuk i ndal vizitat pas PDK-së, shkon edhe në partinë e Fatmir Limajt

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas PDK-së ka vizituar sot edhe Nismën Socialdemokrate.

Takimi ka më shumë se gjysmë ore që ka filluar, e siç tha vetë Haradinaj pas vizitës në PDK këto takime të tij vijnë në ditën kur para Speciales do të dalin ish-krerët e shtabit të UCK-së.

Haradinaj tha sot se nuk do t’i zhvillojë këto takime për të folur për politikë për zgjedhje apo çështjen e presidentit.

Në PDK ndërkaq kanë deklaruar se vizita e tij nuk ishte e paralajmëruar.

(Kosova Sot Online)