Raporti i fundit: 13 viktima e 637 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

  • G.G /
  • 09 November 2020 - 15:09
Raporti i fundit: 13 viktima e 637 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në vend  janë shënuar edhe 637 raste të reja me koronavirus. Ndërkohë 13 persona të tjerë kanë ndërruar jetë si pasojë e betejës me Covid-19.

Janë kryer 1712 testime.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (81, 74 dhe 70 vjeç), Prizren 2 raste (71 dhe 65 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (73 vjeç), Pejë 1 rast (46 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Suharekë 1 rast (85 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (70 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.798. 

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 324 raste, komuna Gjilan 66 raste, komuna Ferizaj 50 raste, komuna Fushë Kosovë 43 raste, komuna Mitrovicë 25 raste, komuna Podujevë 22 raste, komuna Vushtrri 20 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Obiliq 8 raste, komuna Kamenicë 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Junik, Klinë, Mamushë, Novobërdë dhe Skenderaj. 

(Kosova Sot Online)