Nis seanca gjyqësore, Hashim Thaçi para Gjykatës Speciale

  • G.G /
  • 09 November 2020 - 15:02
Nis seanca gjyqësore, Hashim Thaçi para Gjykatës Speciale

Sapo ka nisur seanca gjyqësore ku ish-Presidenti Hashim Thaçi është paraqitur për herë të pare para Dhomave të Specializuara, që njihen si Gjykata Speciale.

Në paraqitjen e parë, Thaçi ka të drejtë ta zgjedh një avokat mbrojtës ose kjo t’i caktohet nga Specialja. Në këtë paraqitje, atij i lexohen akuzat dhe informohet se brenda 30 ditësh duhet ta deklarojë fajësinë apo pafajësinë në lidhje me to. Ai mund të deklarohet rreth fajësisë apo pafajësisë qysh në paraqitjen e parë.

(Kosova Sot Online)