Lajm i mirë: shërohen 104 persona nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

  • G.G /
  • 09 November 2020 - 15:17
Lajm i mirë: shërohen 104 persona nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Në vend 104 persona kanë arritur që ta mposhtin Covid-19.

Kjo u bë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë. Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.798.

Në 24 orët e fundit në vend  janë shënuar edhe 637 raste të reja me koronavirus. Ndërkohë 13 persona të tjerë kanë ndërruar jetë si pasojë e betejës me Covid-19.

Janë kryer 1712 testime.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (81, 74 dhe 70 vjeç), Prizren 2 raste (71 dhe 65 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (73 vjeç), Pejë 1 rast (46 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Suharekë 1 rast (85 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (70 vjeç).

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 324 raste, komuna Gjilan 66 raste, komuna Ferizaj 50 raste, komuna Fushë Kosovë 43 raste, komuna Mitrovicë 25 raste, komuna Podujevë 22 raste, komuna Vushtrri 20 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Obiliq 8 raste, komuna Kamenicë 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Junik, Klinë, Mamushë, Novobërdë dhe Skenderaj.

(Kosova Sot Online)