Lexoni edhe:
Avokati: Joe Biden e ka quajtur Thaçin Georg Washington-i i Kosovës
Policia po vazhdon hetimet për gjetjen e vajzës 19-vjeçare Laureta Kuleta nga komuna e Obiliqit, e cila është zhdukur më 3 nëntor.
Prindi i 19-vjeçares e ka lajmëruar rastin në polici një ditë pasi ajo u zhduk, pa paralajmërim. Rasti i saj është hapur në polici si “person i zhdukur”, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Avokati: Joe Biden e ka quajtur Thaçin Georg Washington-i i Kosovës Lexoni edhe:
“Me datën 04 nëntor 2020, jemi njoftuar nga prindi, se vajza e tij ka humbur kontaktin me familjen dhe nuk dihet vendnodhja e saj. Në stacionin policor në Obiliq ëshë hapur rasti person i zhdukur. Njësitet përkatëse policore në koordinim me prokurorinë po vazhdojnë veprimet hetimore lidhur me rastin”, ka konfirmuar Ahmeti.
Rastin e zhdukjes së 19-vjeçares e ka rrëfyer edhe motra e Lauretës, Jeta, ajo ka thënë se Laureta punonte në një market në fshatin Shkabaj, ku edhe u pa për herë të fundit nga një kolege e saj.
Sipas saj, një kolege e punës së Lauretës e ka parë ditën e martë duke biseduar me tre djem, të cilëve, siç pohon ajo iu ka kërkuar para dhe është nisur për Fushë-Kosovë.
“Shoqja e vet ka tregu që ajo ka zbritë prej autobusit në Shkabaj dhe ka bisedu me tre djem. U ka lypë atyre para. E kanë dërgu deri në Fushë-Kosovë, deri te “Kastrati”. Kemi bisedu me kompaninë për me i pa pamjet, por na kanë thënë pa lëshu letër policia me i pa pamjet, nuk munden me bë asgjë”, tha tutje motra e Lauretës.
Familja ka kërkuar nga të gjithë personat që kanë informacione për vendodhjen e Lauretës t’i lajmërojnë në numrat kontaktues, të cilët i gjeni në të dhënat më poshtë.
Ndërsa, Ridvan Tahiri, i cili angazhohet për gjetjen e personave të humbur, ka njoftuar në profilin e tij në Facebook se porsa t’i kompletojnë të dhënat për 19 vjeçaren do të organizohet kërkim gjithpërfshirës.
(Kosova Sot Online)