Daçiq fton të gjithë serbët që të dëshmojnë masivisht kundër UÇK’së: Do të dërgojmë sa më shumë deklarata në Hagë

  • E.K /
  • 09 November 2020 - 19:45
 Daçiq fton të gjithë serbët që të dëshmojnë masivisht kundër UÇK’së: Do të dërgojmë sa më shumë deklarata në Hagë

Zyrtari i SPS’së(Partia e Ivica Daciq), Zoran Angjelkoviq, ka ftuar serbët e Kosovës dhe të Serbisë që të dëshmojnë masivisht kundër UÇK’së.

I ftuar në emisionin “Novo Jutro” deklaroj: “ I ftoj krejt familjet, minatorët nga Bellaçevci, miqtë dhe familjaret e tyre qe te shkruajnë nga një deklaratë. Nëse nuk dëshirojnë t’ia japin organeve të rendit le t’ia japin Qendrës për paqe dhe tolerance (OJQ serbe në Kosovë) dhe ne do te gjejmë mënyrë t’ia dërgojmë Prokurorisë Speciale. Le ti dorëzojnë deklaratat ose organeve tona ose qendrës për paqe dhe tolerance dhe ne merremi me ato”.

Në këtë emision ishte i ftuar edhe Millosh Gariq kryeredaktor i portalit serb propagandues në Kosovë kosovo-online.com ku veç tjerash deklaroj:

“Në Serbi është krijuar mundësia, kjo është bërë e ditur para disa ditësh, te gjithë qe kane prova qe janë dëmtuar ne çfarë do mënyre mund te marrin pjese ne seancë gjyqësore. Duhet ti qesim këto ne publik dhe ti shtyjmë sa ma shume qe mundemi”.

(Kosova Sot Online)