Imami nga Besiana: Serbia u mundua ta paraqes luftën e shqiptarëve si luftë fetare

  • E.K /
  • 09 November 2020 - 23:09
 Imami nga Besiana: Serbia u mundua ta paraqes luftën e shqiptarëve si luftë fetare

Bekim Jashari, imam në Besianë ka thënë se shqiptarët asnjëherë nuk kanë bërë beteja fetare.

“Shqiptarët betejat gjatë gjithë historisë i kanë bërë për çlirim nga pushtuesi serb. Serbia pasi e pa se janë mposhtur janë munduar ta fusin elementin fetar për të treguar para botës se shqiptarët kanë bërë betejë fetare, e që është shumë i rrezikshëm”, ka deklaruar Jashari.

Hoxha nga Besiana thotë se modeli i shqiptarëve nuk mund të krahasohet me asnjë model tjetër të luftës që sipas tij sot bëhen në vende të ndryshme me shumicë myslimane.

“Beteja fetare e sektare sot bëjnë disa vende të lindjes së mesme e disa vende tjera me shumicë myslimane, por shqiptarët nuk i kanë pasur model asnjëherë këto luftëra”, deklaroi hoxha Bekim Jashari.

Ndryshe, Gjykata Speciale në aktakuzën ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së kishte përmendur edhe termin “katolik” që ka sjellë reagime të shumta në Kosovë e më gjerë.

(Kosova Sot Online)