Dhëndri i dorëhiqet nga qeveria pas kritikave të shumta, reagon Erdogan

  • E.K /
  • 09 November 2020 - 23:20
 Dhëndri i dorëhiqet nga qeveria pas kritikave të shumta, reagon Erdogan

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka pranuar dorëheqjen e dhëndrit të tij nga qeveria si ministër i Financave.

Berat Albayrak u kritikua për keqmenaxhim pas krizës në ekonominë turke dhe rënien e vazhdueshme të lirës.

Erdoganit iu deshëm më shumë se 24 orë që të komentonte veprimin shokues të familjerit të tij.

Nëpërmjet një deklarate për media nga zyra e Erdogan u tha se ‘pranojnë kërkesën e tij për dorëheqje”.

Në deklaratë, Albayrak u lavdërua për punën e tij pasi u tha se menaxhimi i Thesarit nga ana e tij ‘bëri që Turqia të ketë minimumin e humbjeve’ gjatë pandemisë së koronavorusit. Ndërkohë nuk u tha nëse ai do të merrte punë tjetër në qeveri.

Ndërkohë ende nuk është vendosur për zëvendësin e tij.

Nëse ish-biznesmeni, i cili është i martuar me të bijën e presidentit, Esra, largohet plotësisht nga politika, mund të shkaktojë një ndryshim të madh në dinamikën e politikave turke.

42 vjeçari i cili për herë të parë u fut në parlament më 2015 dhe iu bashkua kabinetit të vjehrrit të tij, kishte përgjegjësi dhe ndikim të madh në qeverinë turke, derisa presidenti turk po konsolidonte pushtetin e tij.

Të shumtë janë ata që kanë menduar se 66 vjeçari, po e përgatiste dhëndrrin e tij si trashëgimtarin e tij politik.

Megjithëse Albayrak, përmendi shëndetin e tij si arsye të largimit, njoftimi për dorëheqje erdhi një ditë pasi presidenti turk shkarkoi Guvernatorin e Bankës Qendrore duke e zëvendësuar me një kritik të politikave ekonomike të dhëndrit të tij.

Në letrën e dorëheqjes, Albayrak, foli për konflikt brenda qeverisë dhe nuk falënderoi vjehrrin e tij.

(Kosova Sot Online)