Çka do të ndodhë sot në Kosovë

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 07:16
Çka do të ndodhë sot në Kosovë

"Kosova Sot Online" sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

10:00
Komisioni i përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociimi BE-Kosovë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, mban mbledhjes e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C 203)

10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësues të Inspektoratit Policor të Kosovës lidhur me kërkesën e Veton Elshanit dhe 175 zyrtarëve të tjerë policorë që janë invalidë gjatë luftës së fundit në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

10:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin e Ministrisë së Mbrojtjes, rreth zbatimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla 225)

11:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportit vjetor të auditimit për pasqyrat vjetore financiare të vitit 2019, për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” dhe për Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

11:00
Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, shënon 8 Nëntorin Ditës Botërore të Planifikimit të Qyteteve. Ministri Blerim Kuçi merr pjesë në hapjen e ekspozitës me foto më të mira nga foto-konkursi me temën “Qyteti im gjatë pandemisë”. (Objekti i ish-Rilindjes)

15:00
Paraqitja e parë e Kadri Veselit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë. (Transmetim live: www.scp ks.org/sq/transmetim)

15:30
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh Kryetare e Kuvendit të Kosovës, pret në takim Presidenten e Këshillit Kombëtar Zviceran, Isabelle Moret. (Kabineti i Kryetares)

16:30
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidentja e Këshillit Kombëtar Zviceran, Isabelle Moret mbajnë konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës)

(Kosova Sot Online)