Endrit Thaçi shkon në Hagë, fotografohet me flamurin e UÇK-së

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 11:27
Endrit Thaçi shkon në Hagë, fotografohet me flamurin e UÇK-së

Në përkrahje të babait të tij, Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Thaçi, ka qëndruar dje para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë, teksa në duar ka mbajtur flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai është parë në shoqëri edhe të disa personave të tjerë, ndërsa fotografia është realizuar nga agjencia AP. Krahas flamurit të UÇK-së është parë edhe ai Kuq e Zi.

Hashim Thaçi ka pasur dje paraqitjen e parë në seancën e Gjykatës Speciale, teksa ka deklaruar se i ka dëgjuar të gjitha akuzat dhe “i hedhë poshtë të gjitha”.

Para gjykatësve të Speciales ka dalë dje edhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi. 

(Kosova Sot Online)