Presidenti i Perusë rrëzohet nga pushteti me mocion

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 11:34
Presidenti i Perusë rrëzohet nga pushteti me mocion

Peruja është futur në paqartësi politike pasi Kongresi votoi për ta rrëzuar nga pushteti presidentin Martin Vizcarra. Ky shtet është një prej vendeve me shkallën më të lartë të infeksioneve me koronavirus në botë për numër të banorëve.

Pavarësisht pakënaqësive të masës, lideri i qendrës tha se nuk do ta sfidojë vendimin në gjykata dhe do të largohet nga pushteti, shkruan The Guardian.

Shumë peruanë dolën në rrugë për ta shprehur kundërshtimin e tyre për rrëzimin e presidentit Vizcarra nën dyshimet për korrupsion. Rezultati i votimit ishte befasuar për shumë njerëz, sepse pritej që mocioni të mos kalonte.

Sidoqoftë, ligjvënësit e opozitës nga nëntë parti u bënë bashkë për ta rrëzuar nga pushteti politikanin 57 vjeç. Ata e akuzuan atë për korrupsion dhe e kritikuan për menaxhimin e situatës me pandeminë.

Kështu, 105 nga 130 deputetët sa ishin në Kongres votuan për ta rrëzuar nga pushteti presidentin Vizcarra. “Sot po largohem nga pallati qeveritar. Sot po shkoj në shtëpi. Historia dhe populli peruan do t’i gjykojnë vendimet që secili nga ne merr”, tha ai.

(Kosova Sot Online)