Ministri Zemaj takohet me Osmanin, dakordohen për vendimet që do të merren kundër COVID-19

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 12:16
Ministri Zemaj takohet me Osmanin, dakordohen për vendimet që do të merren kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar sot me u.d e Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani për të diskutuar rreth gjendjes së pandemisë në vendin tonë.

Në këtë takim u diskutua për vendimet që priten të merren kundër COVID-19.

“Disiplina e qytetarëve, respektimi i masave, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe të pushtetit qendror e lokal, përkushtimi i tri niveleve të përkujdesjes shëndetësore dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar, janë çelësi i fitores ndaj virusit”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ai shtoi se vendimet do të jenë në përputhje me situatën, luftimin e virusit dhe ngushtimin maksimal të hapësirës për virusin. 

(Kosova Sot Online)